Shi dhe borë, parasikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Shi dhe borë, parasikimi i motit për ditën e sotme

Shqiperia  do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara në dy skajet veri dhe Jug të territorit.

Sipas meterologeve në orët e pasdites dhe në vijim të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi të pakta.

Në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion