Shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion, arrestohet i riu brazilian në Tiranë

Aktualitet

Shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion, arrestohet i riu

Dy persona nga Brazili janë vënë në prangat e policisë, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

I arrestuar është 25-vjeçari brazilian, i cili shfrytëzonte 24-vjeçaren brazilianen për prostitucion, në ambiente që i merrte me qira ditore.

Po ashtu në pranga u vu edhe e reja që ushtronte prostitucion, teksa u sekuestruan një shumë parash, të dyshuara se janë përfituar nga kjo vepër penale.


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Daily rent” u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:

-A. M., 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-G. C., 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.

Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, 25-vjeçari, në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion