Shfrytëzonin për të lypur 4 fëmijët, policia procedon dy nënat

Aktualitet

Shfrytëzonin për të lypur 4 fëmijët, policia procedon

Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetaset A. A., 39 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. L., 33 vjeçe, banuese në Sarandë.

Sipas policisë, dy gratë janë proceduar pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. A., 39 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. L., 33 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke shfrytëzuar për të lypur, 4 fëmijët e tyre të mitur 4-9 vjeç”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT