"Krimi zgjedhor" në Bulqizë, pas Xhelal Mziut e nipit, SPAK nis hetimin edhe për zyrtarin e bashkisë, Kalosh Murra

Aktualitet

"Krimi zgjedhor" në Bulqizë, pas Xhelal Mziut e nipit, SPAK

Policia ka referuar materialet në SPAK për veprën penale ‘pengimi i subjekteve zgjedhore’ për Kalosh Murrën.

Kjo vjen pas një sherri të ndodhur në Ostren mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu dhe nipit të tij, Elson Mziu me zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Kalosh Murra.

Kandidati i PD-së ka bërë kallëzim për këtë të fundit ku pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, Kalosh Murra intimidonte pjesëmarrësit në takim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij  me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte  pjesëmarrësit në takim”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion