Sherr për borxhet e drogës, qëllohet me 3 plumba shqiptari në Itali! Ja gjendja e tij!

Aktualitet

Sherr për borxhet e drogës, qëllohet me 3 plumba shqiptari

Një shqiptar është plagosur me armë në Itali. I riu është qëlluar nga partneri i tij në biznes, teksa të dy dyshohen se janë anëtarë të një klani kriminal në zonën e Napolit, të përfshirë në narkotrafik.

Mediat italiane bëjnë me dije se të dy personat, janë arrestuar, të riun e plagosur, që mashtroi në dëshmi duke denoncuar plagosjen në grabitje dhe autorin që e qëlloi në përpjekje për ta vrarë.

Ngjarja e denoncuar si plagosje në grabitje nuk rezultoi e tillë pas hetimeve, por rezultat i një konflikti me një anëtar të grupit kriminal të lidhur me klanin Mallardo, në kulmin e një përleshjeje për borxhet e drogës.

I riu ishte plagosur rëndë nga tre të shtëna arme sipas mjekëve. I riu gjatë dëshmisë së parë u tha oficerëve se ngjarja ndodhi në një grabitje të dhunshme afër qendrës së Napolit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion