Sherr në burgun e ‘Koridhalos’, i dënuari grek vret shqiptarin

Aktualitet

Sherr në burgun e ‘Koridhalos’, i dënuari grek vret

Një sherr banal mes dy të burgosurve një greku dhe një shqiptari në burgun e Koridhalos ka përfunduar me vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e lehtë të grekut.

Sipas burimeve policore, viktima dhe autori patën një sherr banal dhe u përleshën me njëri-tjetrin për arsye ende të pa ditura.

Në rrethana që ende nuk dihen, autori nxori një thikë dhe e goditi viktimën disa herë duke e lënë të vdekur në vend, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe.

Për momentin dihet që autori dhe viktima mbaheshin në burg për vrasje. Autori u arrestua ndërsa po hetohen detajet e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion