Sherr me thika në Tropojë, 45-vjeçari dërgohet me urgjencë në spitalin e Gjakovës

Aktualitet

Sherr me thika në Tropojë, 45-vjeçari dërgohet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një 18-vjeçar gjatë një sherri ka plagosur me thikë një 45-vjeçar.

Mësohet se 45-vjeçari me iniciale A.M është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Tropojë/Informacion paraprak / Rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., rreth 45 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion