Sherr me thika mes fqinjëve në Dimal, plagosen tre persona, në pranga babë e bir

Aktualitet

Sherr me thika mes fqinjëve në Dimal, plagosen tre persona, në

Plagosën me mjet prerës (thikë dhe kosore), fqinjët e tyre, gjatë një konflikti, kapen në flagrancë dhe arrestohen babë e bir.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas njoftimit të marrë se në fshatin Goriçan, Dimal, mbasditen e djeshme, po ndodhte një konflikt ndërmjet disa shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

B. XH., 65 vjeç (i dënuar më parë) dhe E. Xh., 24 vjeç, (babë e bir), të dy banues në fshatin Goriçan, Dimal, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtaja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

Këta shtetas dyshohet se mbasditen e djeshme, kanë shkuar me mjete prerëse (thikë dhe kosore), në banesën e shtetasit S. Xh., dhe pasi janë konfliktuar, kanë plagosur me mjet prerës (thikë dhe kosore), shtetasit S. Xh., 49 vjeç., J. Xh., 24 vjeç (babë e bir) dhe E. Xh., 18 vjeç, (i afërm i tyre, i cili ndodhej në banesën e shtetasit S. Xh, kur ndodhi konflikti). Të dëmtuarit kanë marr mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë reezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion