Sherr masiv në Kamëz, raportohet për të shtëna me armë zjarri

Një telefonatë ka mbërritur në polici për një konflikt mes dy personash në rrugën OSBE në Kamëz. Fillimisht është raportuar nga qytetarët për të shtëna me armë, por ende nuk është verifikuar nëse është përdorur armë zjarri.
Ndërkohë policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në pjesën e përparme.
Po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera.
"Kamëz/Informacion paraprak Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."


