Sherr masiv në Greqi, një 19-vjeçar shqiptar përfundon në spital i plagosur me kaçavidë
Lajmifundit
/
24 Janar 2025, 18:36
Aktualitet

Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi në Greqi mesditën e së premtes (24 janar janar), ku një 19-vjeçar nga Shqipëria është plagosur me kaçavidë dhe është dërguar në spital.
Sherri ka ndodhur në rrugën Pefkon dhe në total kanë mbetur të plagosur tre persona. Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në sherr.
Për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, katër të rritur dhe tre të mitur. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


