Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që mbrojnë zyrtarët e SPAK

Aktualitet

Shërbimi sekret amerikan trajnon gardistët shqiptarë që

“Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.

Kështu thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku bëhet me dije se së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet më tej në deklaratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion