“Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja”, ish-kryeprokurorja: Autorët kanë pasur informacione për...

Aktualitet

“Shënjestër e atentatit ishte Gentian Bejtja”,

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e ftuar në News24 ka komentuar atentatin që ndodhi në Fushë-Krujë mbrëmjen e djeshme.


Imeraj u shpreh se autorët e vrasjes ishin nisur për Gentjan Bejtjen dhe jo për 29-vjeçarin që mbeti viktimë e atentatit mbrëmjen e kaluar.

Sipas saj goditja e dy fëmijëve në këtë rast tregon se objektivi ka qenë shumë i qartë për atentatorët, aq sa këta të fundit nuk janë menduar për rrethanat dhe personat që shoqëronin objektivin.




Ajo shtoi se autorët kanë pasur informacione për lëvizjen e shënjestrës së tyre, si edhe për zonën, në të cilën sipas saj është e vështirë për t’u orientuar nëse nuk e njeh. “Autorët ishin nisur për Gentjan Bejtjen. Plumbat ishin drejtuar ndaj tij. Krimi nuk është matur as për të kursyer fëmijët në këtë rast. Goditja e të miturve lidhet me faktin që objektivi ka qenë aq i qartë sa nuk janë menduar ata që e shoqëronin.

Fakti që Bejtja ka pësuar edhe 2 atentate të tjera dëshmon se ky personazh është vendosur në shënjestër. Lëvizja e autorëve është bërë me mjet të vjedhur dhe duke parë gëzhojat në vendngjarje, kjo është një zonë ku nuk mund të kalohet kollaj pa e njohur vendin përreth. Kanë pasur informacion të mëparshëm për lëvizjet e tij”, u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT