“Shëndetësia në kushte skandaloze”/ Braçe: Ambulanca në Njësinë Nr.5 mes një gomisterie

Aktualitet

“Shëndetësia në kushte skandaloze”/ Braçe:

Deputeti Erjon Braçe, ka deklaruar në seancën e sotme plenare, se shëndetësia në vend është në kushte skandaloze.

Ai u shpreh se në njësinë nr.5 në kryeqytet ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati dhe është e ndarë në dy dhoma mes të cilave ndodhet një gomisteri.

Ai thotë se ky është shqetësimi më madhor, ndërsa ka përmendur edhe pensionet dhe legalizimin e banesave, duke kërkuar që secili ministër përkatës të marrë masa.

 “Këtu ka shumë banorë, ka probleme në kushtet e shëndetësisë, dhe dua ta ngrej këtë problem. Në njësinë nr. 5 kanë hasur shumë probleme, sepse ambulanca ndodhet në katin e parë të një pallati. Kjo vjen si pasojë që kjo klinikë shëndetësore ka ndryshuar. Për mua këto janë shqetësime. Sepse janë dy dhoma të ndara poshtë një pallati dhe mes tyre ato kanë një gomisteri. Dhe shqetësimi i fundit i imi janë banesat në Selitë, për pjesën e legalizimit. Dua që të shihen si banesat poshtë unazës dhe sipër saj. Në këto tre shqetësime që hodha unë dua secili ministër përkatës të marrë masa,” shprehet Braçe.

 

ME TE LEXUARAT