Shembja e gurëve bllokon ambulancën në Librazhd! Pacientja transportohet me barelë në këmbë

Aktualitet

Shembja e gurëve bllokon ambulancën në Librazhd! Pacientja

Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh qëndrojnë të bllokuar.

Mes mjeteve ishte edhe një ambulancë, e cila po transportonte një paciente të sëmurë. Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndërhyrë duke e nxjerrë me barelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë që duan të udhëtojnë në drejtim të Korçës dhe anasjelltas të shmangin lëvizjen deri në një njoftim të dytë për hapjen e rrugës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion