U përurua 1 vit më parë / 50 metra asfalti i çarë në Zavalinë, banorët ”: Nuk na dëgjojnë, po na detyrojnë të ikim

Aktualitet

U përurua 1 vit më parë / 50 metra asfalti i çarë

Emisioni investigativ “TakFak”  rikthehet këtë të mërkurë në ekranin e News24, me tema sociale që prekin direkt jetën e qytetarëve, sic është infrastruktura rrugore.

Një prej tyre është rruga e re që ndodhet në një nga 100 fshatrat turistike në Shqipëri, në Gjinar, e cila ka pësuar dëmtime të ndjeshme duke krijuar shqetësim në jetën e banorëve të zonës.

Ekipi i “TakFak” udhëtoi drejt Zavalinës, konkretisht në aksin rrugor 500 metra larg Gjinarit, e cila ndodhet buzë një rezervuari artificial.

Siç shihet dhe nga pamjet e filmuara , nga matjet e kryera nga gazetari i “TakFak”, thellësia e së çarës së rrugës rezultoi se ishte 70 cm.

Niveli i rrugës së rënë si pasojë e rëshqitjes rezultoi 25 cm dhe gjerësia e gropës së krijuar në rrugë, doli nga matjet 82 cm.

Ndërsa në total, gjatësia e rrugës së çarë rezultoi 50 metra.

Për mikrofonin e “TakFak”, banorët thonë se kjo situatë duket e pandryshuar megjithë ankesat e vazhdueshme tek pushteti vendor.

“Kjo rrugë është shumë shqetësuese. Zërin e kemi ngritur, por kush të dëgjon? Jemi dhe me fëmijë të vegjël.

Kam vite që kam ikur dhe arsyja e ikjes ka qenë rruga, uji, energjia elektrike ka qenë e dobët”, thotë një banor.

Ndërsa një tjetër thotë se pa e mbushur vitin, kjo rrugë është e dyta herë që prishet.

“Para 2-3 javësh ra një makinë, pastaj një kushëriri im që pati punuar me ta, (me firmën), foli me ta dhe sollën një skodë zhavorr, e hodhën ata, nuk ndenji as dy ditë prapë u hap. Taksat i paguajmë, shteti ose jepja, ose hiqja”, thotë një tjetër banor./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion