Sëmuret Emiljano Shullazi, policia e çon urgjent në spitalin e burgut

Aktualitet

Sëmuret Emiljano Shullazi, policia e çon urgjent në spitalin e

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka çelur një hetim të tretë kundër Emiljano Shullazit për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të vrarë” Durim Bamin të kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”, ai ka shfaqur probleme shëndetësore duke sjellë transportimin me urgjencë drejt spitalit të burgut në Tiranë.

Transferimi me urgjencë i tij nga ambientet e burgut 313 në Tiranë drejt spitalit të burgut, është bërë 3 ditë më parë.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë policisë së burgjeve të cilat thanë se pas marrjes së ekzaminimit dhe kujdesin shëndetësor, Emiljano Shullazi është rikthyer sërish në paraburgimin Nr.313, duke u shoqëruar me forca të shumta policie.

Prej muajit Prill 2016, Emiljano Shullazi është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, lidhur me akuzat për gjobëvënie ndaj disa biznesmenëve, përfshirë këtu dhe Ylvi Beqaj.

Për këtë ngjarje Shullazi është dënuar me 14 vite burgim, ndërsa 4 bashkëpunëtorët e tij përfshirë dhe Gilmando Danin kanë marrë dënimi më të ulëta.

Por teksa kjo çështje është në fazën e përfundimit të gjyqit në shkallë të parë, SPAK në fillim të muajit Qershor ka hapur një dosje të tretë kundër Shullazit, duke e akuzuar atë se së bashku me Ervis Martinin, Mariglen Hakaj dhe Satilijano Bashon, kanë siguruar kushtet për të vrarë Durim Bamin.

Në kohën kur janë zhvilluar këto biseda për planin e vrasjes së Durim Bamit, Emiljano Shullazi ndodhej në burg, por fliste me telefon të kriptuar “Sky”./ora news

ME TE LEXUARAT