Vodhi “Audin” me vlerë 50 mijë euro në Itali për ta shitur në Shqipëri, procedohet 44-vjeçari

Aktualitet

Vodhi “Audin” me vlerë 50 mijë euro në Itali për

Policia ka sekuestruar një automjet luksoz tip Audi SQ8, i cili dyshohet se ishte vjedhur në Itali dhe ishte futur në Shqipëri me qëllim shitjeje.

Sipas njoftimit, automjeti me vlerë rreth 50 mijë euro u identifikua gjatë veprimeve hetimore dhe operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”, që synon goditjen e trafikimit të mjeteve të vjedhura jashtë vendit.

Mjeti rezulton i vjedhur në Itali, ndërsa për rastin është proceduar penalisht shtetasi V. T., 44 vjeç, i dyshuar se e ka transportuar automjetin në Shqipëri për ta shitur.

Njoftimi: 

Sekuestrohet një tjetër automjet i vjedhur jashtë shtetit, tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro.

Identifikohet dhe procedohet penalisht 1 shtetas, i dyshuar për trafikimin e automjetit të vjedhur në Itali, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, në vijim të operacionit “Stolen Line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua një automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili, nga verifikimet, rezultoi i vjedhur në Itali.

Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 44 vjeç, i cili dyshohet se e ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Operacioni “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion