Sekuestrohen 16 mijë euro në Morinë, nis hetimi ndaj shoferit kosovar!

Aktualitet

Sekuestrohen 16 mijë euro në Morinë, nis hetimi ndaj shoferit

Një 55-vjeçar, shtetas nga Kosova është proceduar penalisht në Morinë pasi tentoi të fuste para të padeklaruara.

Mësohet se shtetasi G.M., fshihte në automjetin e tij tip Audi, 16 mijë euro.

"PKK Morinë Tentoi të fuste në Shqipëri, 16 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55- vjeçari (shtetas kosovar).     

Sekuestrohet shuma e parave.  Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin kosovar G. M. 

Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.   


Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar G.M., 55 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", policia.

ME TE LEXUARAT