Mbi tri orë dëshmi në SPAK, Ëngjëll Agaçi del nga prokuroria: Fola për incineratorët

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK. Ai mesohet se eshte marre ne pyetje ne prokurorine e posacme ne kuader te hetimeve qe po zhvillohen per dosjet e hapura nga ky institucion.
Arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, por mendohet se ka lidhje me Inceneratorët. e kete ceshtje, Agaci eshte perdorur per firmosjen e dokumenteve dhe vendimeve te ndryshme.
Kujtojmë se pak kohë më parë emri i tij u përmend edhe në një investigim të medias italiane Rai3.

Nderkohe Agaci, ka dale nga prokuroria rreth ores 13.40. Ai ka qene deshmitar edhe ne komisionin hetimor per incineratoret ne parlament.

“U thirrja për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm. Duhet të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Falemiderit!”, tha ai ne dalje te prokurorise.
Pak dite me pare ne SPAK u parqit per te deshmuar edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.


