Sasia rekord e kokainës, Artan Hoxha nxjerr pamjet nga vendngjarja: Po peshohet ende

Aktualitet

Sasia rekord e kokainës, Artan Hoxha nxjerr pamjet nga vendngjarja: Po

Gazetari, Artan Hoxha ka publikuar pamjet e vendit ku u sekuestruan mbi 400 kg kokainë, në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoxha tregon ambientet e një kompanie u është kapur sasia e madhe e kokainë së ardhur nga Amerika Latine dhe e fshehur në një kontejner me mish të nisur nga Brazili.

Deri më tani sipas informacioneve paraprake thuhet se bëhet fjalë për një sasi prej 400 kg, por sipas Hoxhës, sasia e kokainës është ende duke u peshuar.

“Kur ke fat, ke fat… Në kohen dhe në vendin e duhur… Në Lipjan të Kosoves, në ambjentet e kompanise ku eshte kapur nje sasi e frikshme kokaine, e fshehur brenda nje ngarkesa me mish te nisur nga Brazili. 

Nderkohe oficeret e njesise speciale te policise se Kosoves dhe oficeret e antidroges nga Tirana jane ende duke punuar për te peshuar dhe saktesuar sa eshte sasia e sekuestruar e kokaines…” shkruan Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion