Sasi kokainë në xhep, në pranga 34-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Sasi kokainë në xhep, në pranga 34-vjeçari në

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për posedim të lëndëve narkotike.

DVP Tiranë/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Z., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën një sasi Kokaine, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:

-E. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 43-vjeçare;

-Ch. S., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjete sociale, me të dhënat e një 23-vjeçareje, ku poston mesazhe fyese për të.

Punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 2 shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin S. B., 27 vjeç, pasi iu gjet një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua si provë materiale. Më tej, ky shtetas, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim N. N., 26 vjeçe, e dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 61 vjeçe, pasi ditën e djeshme, ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas që ishte i akomoduar në hotelin e 58-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi kanë goditur me grushte, një 14-vjeçar.

*Në Rrugën e Arbërit është konstatuar hedhja me automjete, e disa grumbujve të dherave, në kundërshtim me ligjin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre rasteve, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion