Sarandë, makina e turistit spanjoll shpërthen në flakë gjatë ecjes, policia: E mori me qira!

Aktualitet

Sarandë, makina e turistit spanjoll shpërthen në flakë

Një automjet ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër, në aksin Viron-Sarandë. Police bën me dije se në të po udhëtonte një familje spanjolle, të cilët kishin marrë me qira mjetin për të vizituar jugun e vendit. 

Për fat të mirë nga flakët asnjë prej tyre nuk është lënduar, ndërsa familja spanjolle është shoqëruar drejt Sarandës nga policia.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij”, sqaron policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion