Sapo u mbush me karburant, digjet në ecje makina në Maliq, lëndohet shoferi dhe pasagjeri

Aktualitet

Sapo u mbush me karburant, digjet në ecje makina në Maliq,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq. Policia ka bërë me dije se një makinë është djegur në ecje pasi u mbush me karburant. Sipas njoftimit zyrtar, shoferi dhe pasagjeri në makinë kanë pësuar djegie, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

“Maliq/Informacion paraprak. Më datë 01.09.2021, rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, Maliq, ka rënë zjarr në një automjet në ecje, i cili sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gas) në një karburant në afërsi të këtij fshati.

Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës. Shërbimet e zjarrfikëses, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion