Rruga u bllokua nga masivi shkëmbor, hapet pjesërisht aksi Qukës-Qafë Plloçë

Aktualitet

Rruga u bllokua nga masivi shkëmbor, hapet pjesërisht aksi

Është hapur pjesërisht rruga Qukës-Qafë Plloçë.

Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë, pasi është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës.

Aktualisht firma është duke pastruar rrugën nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme(të hënë).

Kjo rrugë herë pas here ka patur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dhereva dhe masiveve shkëmborë çka ka çuar në bllokimin e rrugës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion