Rritja e tarifës së ujit të pijshëm, PS dhe PD bashkojnë votat në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Aktualitet

Rritja e tarifës së ujit të pijshëm, PS dhe PD

Pas rreth 3 orëve e gjysmë mbledhje, Këshilli Bashkiak ka rrëzuar propozimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër për rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për konsumatorët si dhe për tarifat për largimin dhe përpunimin e ujrave të ndotura.

Ka qenë një vendim në unison i të gjithë këshilltarëve të PS- së, PD- së, BF- së dhe PSD- së. Këshilltarët kanë rënditur arsyet si parësore mangësitë në cilësinë e ofrimit të sherbimeve nga kjo ndërmarrje rajonale si dhe nivelin e lartë të humbjeve administrative, që sipas saj nuk justifikojnë kërkesën për rritje të tarifave.

Kjo shoqëri është tashmë Shoqëri Aksionare me pjesëmarrjen e Ministrisë së Infrastrulturës në masën 51% dhe të 5 bashkive të qarkut të Shkodrës, të gjitha bashkë me 49% të aksioneve.

 

ME TE LEXUARAT