Rritja e çmimit të karburantit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Punoni nga shtëpia dhe ulni shpejtësinë në rrugë

Aktualitet

Rritja e çmimit të karburantit, Agjencia Ndërkombëtare e

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) prezantoi të hënën një sërë propozimesh për të lehtësuar barrën e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të energjisë, e shkaktuar nga tensionet e fundit në Lindjen e Mesme. Kjo vjen pas vendimit të agjencisë këtë muaj për një lirim rekord prej 400 milionë fuçish nga rezervat strategjike të naftës, për t’u përballur me pasojat e konfliktit SHBA-Izrael me Iran.

Drejtori Ekzekutiv i IEA-s, Fatih Birol, tha se propozimet përfshijnë masa që qeveritë, bizneset dhe familjet mund të ndërmarrin menjëherë, duke përfshirë punën nga shtëpia, uljen e kufizimeve të shpejtësisë në autostrada me të paktën 10 km/orë dhe shmangien e udhëtimeve ajrore kur janë në dispozicion alternativa transporti.

Organizata gjithashtu inkurajon konsumatorët të gatuajnë me energji elektrike në vend të gazit, ndërsa industria duhet të optimizojë përdorimin e hidrokarbureve. Birol shtoi se këto masa janë pjesë e një strategjie globale për të mbrojtur konsumatorët dhe për të zbutur ndikimin e krizës energjetike që ka rritur shqetësimet për inflacion në mbarë botën.

Vendimi për lirimin e 400 milionë fuçive nga rezervat strategjike, i marrë më 11 mars nga KON-i, shënon një ndërhyrje të jashtëzakonshme për të stabilizuar çmimet e naftës dhe për të ndihmuar tregun global të energjisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion