“Rrit sigurinë kombëtare!”- Në bashkëpunim më SHBA, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfituar sistemet moderne të mbrojtjes Javelin, falë bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndër të tjera, shprehet se Javelin-ët do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare, rrisin parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ardhja e sistemeve ????????????????????????????, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik ???????? SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare”, shprehet Vengu.



