Rrëzohet teksa po rregullonte çatinë e shtëpisë, vdes 60-vjeçari në Elbasan
Lajmifundit
/
5 September 2021, 15:40
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Elbasan pasditen e sotme. Informacionet paraprake të policisë tregojnë se një 60-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga një lartësi. Mësohet se viktima, D.L po riparonte çatinë e banesës kur u rrëzua.
Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë në spital, duke mos arritur ti shpëtojë vdekjes. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur dinamikën e tragjedisë.


