E rende/ Rrëzohet helikopteri ushtarak, dy të vdekur
Lajmifundit
/
20 Qershor 2023, 22:36
Bota

Një helikopter CH-147 Chinook i Forcave Ajrore Kanadeze u rrëzua sot në Otavë, duke vrarë dy nga katër anëtarët e ekuipazhit.
Chinook ishte në një fluturim stërvitor kur, në rrethana të paqarta, u rrëzua në ujërat e lumit Otava.
Ekipet e shpëtimit që shkuan në zonë gjetën dy të mbijetuar, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se kontaktoi me shefin e Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare për të shprehur ngushëllimet e tij për familjet dhe kolegët e viktimave.


