Vendim i prerë/ 13 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë humbin betejën për rikthim në sistem (Emrat)

Aktualitet

Vendim i prerë/ 13 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë humbin

Trupi Gjykues (trupa të ndryshme gjykues për secilën çështje) i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) ka rrëzuar kërkesat e 13 gjyqtarëve e prokurorëve, që kërkonin rishikimin e vendimeve të shkarkimit.

Mësohet se Trupi Gjykues i KPA-së rrëzoi kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati,

ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli,

ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Të 13-të këta ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë kundërshtonin vendimet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që la në fuqi apo që i shkarkoi nga detyra./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion