Rrëshqitje masivi shkëmbor në digën e Bovillës, PA UJË disa zona të Tiranës

Aktualitet

Rrëshqitje masivi shkëmbor në digën e Bovillës, PA

Ujësjellës Kanalizime Tiranë informoi sot se rrëshqitja e një masivi shkëmbor në afërsi të digës së Bovillës ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut, zona e Yzberishtit.

Grupet e punës po punojnë me intensitet të lartë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal, njofton UKT.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion