Rikthehet “vera” në Shqipëri, temperatura të pazakonta na presin ditën e martë

Në Shqipëri ashtu si në të gjithë Europën po bën një mot i pazakontë për stinën në të cilën ndodhemi.
Edhe pse jemi në javën e tretë të tetorit, moti përgjatë ditës së mërkurë do të sjellë sërish rritje të temperaturave.

Ndërkohë që mbetet për tu theksuar se mëngjeset dhe mbrëmja mbeten të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë në disa zona deri në 27 gradë celcius.
Nderkoh Franca po përjeton temperatura të pazakonta për stinën e vjeshtës.
Termometri ka shkuar mbi 30 gradë celcius në disa zona të vendit, me meteorologët që paralajmërojnë se pjesa më e madhe e Evropës do të përballet me temperatura me të paktën plus 6 gradë celcius nga vlerat normale të vjeshtës.
Edhe vendi ynë shënoi temperatura të ngrohta këtë fundjavë, me termometrin që shkoi deri në 22 gradë celcius.

