Rikthehen reshjet e shiut në vend! Ja si do të jenë temperaturat!

Ditën e martë reshjet e shiut do të jenë të dobëta, kryesisht në formë pikash në qendër të vendit.
Do të mbizotërojë mot i kthjellët, por temperaturat do të pësojnë rënie, kryesisht në vlerat minimale, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve. Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në orët e pasdites reshjet lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore.
Në lartësinë mbi 600-700 metra në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, dallgëzimi në dete i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 0 deri 11°C
në zonat e ulëta 6 deri 16°C
në zonat bregdetare 8 deri 16°C.


