Riaktivizohet vatra e zjarrit në fshatin "Kalasë" në Delvinë, flakët përhapen deri pranë banesave

Vatra të shumta zjarri kanë alarmuar autoritetet në vend ndërsa disa vatra të cilat ishin neutralizuar dhe gati në fikje janë riaktivizuar. Një rast i tillë është ai i zjarrit pranë fshatit Kalasë në Delvinë.
Mësohet se zjarri është riaktivizuar dhe terreni i thyer dhe temperaturat po favorizojnë përhapjen e flakëve.
Zjarri pak nga pak merr "pushtetin" në zonë dhe po rrezikon banesat aty pranë. Banorët kanë ndërhyrë duke tentuar të fikin flakët.
Pak ditë më parë Ministria e Mbrojtjes dha urdhër që të evakuohen banorët e fshatrave ku ishin aktive zjarret ndërsa tani ata janë kthyer sërish në shtëpitë e tyre. Edhe pse në rrezik për jetën ata qëndrojnë për të mbrojtur banesat e tyre.


