Revolta qytetare vazhdon! Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
Lajmifundit
/
19 Gusht 2026, 19:50
Aktualitet

Ka nisur protesta e 81 kundër kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë organizuar në sheshin Skënderbej dhe më pas pritet edhe të vijojë marshimi drejt Kryeministrisë.
Protesta shënon një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Prej 81 ditësh, qytetarët janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.


