Revolta e 1 shtatorit / Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

Aktualitet

Revolta e 1 shtatorit / Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar,

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë, pasi Gjykata e Tiranës këtë të premte, 4 shtator, e shpalli të paligjshëm arrestimin e tyre.

Menjëherë pas përfundimit të procedurave administrative, të ndaluarit kanë lënë ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në kryeqytet.

Jashtë rrethimit të rajoneve ishin grumbulluar dhjetëra qytetarë e mbështetës, të cilët i pritën të liruarit me ovacione, thirrje e brohoritje.

Vendimi për lirimin e tyre erdhi pasi toga e zezë rrëzoi pretendimet e Prokurorisë, e cila kërkonte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe ndalimin e hyrjes në territoret e komisariateve 1, 2 dhe 3.

 Duke e cilësuar procedurën e shoqërimit si të paligjshme, gjykata urdhëroi daljen e menjëhershme nga qelia pa asnjë masë shtrënguese për të gjithë të arrestuarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion