Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Shkodër, policia: Përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

Aktualitet

Reshjet e dëborës shkaktojnë probleme në Shkodër,

Policia e Shkodrës ka lajmëruar në lidhje me akset që kanë probleme nga reshjet e dëborës, pasi moti i keq ka pushtuar vendin dhe veçanërisht zonat veriore.

Policia bën me dije se në akset rrugore Tamarë-Selcë-Vermosh; Bogë-Qafë Thorë-Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali, ka prezencë të dëborës, pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.

“Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda, i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen”, njoftoi policia vendore.

Policia Rrugore apeloi gjithashtu për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion