Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, trashësia arrin 20 cm

Aktualitet

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit,

Zonat malore të juglindjes së vendit mëngjesin e sotëm janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Mësohet se reshjet kanë qenë të dendura kryesisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.

Trashësia e dëborës në Dardhë ka shkuar deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Shtyllë-Qafë Mashkullore, trashësia ka shkuar deri në 15-20 cm.

Dëborë gjatë orëve të fundit ka pasur edhe në fshatrat e Devollit të Sipërm si dhe në zonat e tjera malore të qarkut të Korçës.

Sipas raportimeve, deri tani nuk raportohen probleme sa i përket qarkullimit ndërsa autoritetet kërkojnë drejtuesve të mjeteve që duan të kalojnë fundjavën në këto fshatra, të jenë të pajisur me goma dimërore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion