Reshjet e dëborës në qarkun e Kukësit, probleme me energjinë elektrike në disa njësi administrative

Aktualitet

Reshjet e dëborës në qarkun e Kukësit, probleme me

Reshjet e dëborës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në qarkun e Kukësit.

I gjithë qarku është përfshitë nga bora, që në Shishtavec ka arritur trashësinë 50 centimetër.

Për pasojë, akset rrugore rrezikohen nga rënia e gurëve, inerteve dhe ngricave.

Ndërkohë, në disa njësi administrative ka probleme me energjinë elektrike: Njësia Administrative Tropojë, Fshatrat Zogaj, Kepeneg, Kam Njësia Administrative Bytyq, Bashkia Tropojë. Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has. Njësia Administrative Bushtricë, Grykë-Çajë, fshatrat Gdheshtë e Pistë, Njësia Administrative Malzi, Bashkia Kukës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion