Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti këtë të martë

Aktualitet

Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje- jugperëndim me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion