RENEA operacion me urdhër të SPAK, kontrolle në Shkodër dhe Shkozet
Lajmifundit
/
12 Dhjetor 2024, 10:01
Aktualitet

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, RENEA ka ushtruar kontrolle në qytetin e Shkodrës dhe në Shkozet të Durrësit.
Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit në Shkodër dhe disa fshatra pranë.
Mësohet se në fokus të kontrolleve kanë qenë banesa të personave me precedentë penalë dhe të skeduar nga policia Referuar të njëjtave burime, janë gjetur armë dhe sende të jashtëligjshme, të cilat janë sekuestruar.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e SPAK, ndërsa detaje të tjera pritet të mësohen në vijim.


