RENEA dhe policia “blindojnë” Shijakun! Përfundon arratia e Astrit Avdylajt, arrestohet në… shtëpi
Lajmifundit
/
29 Qershor 2024, 13:41
Aktualitet
Përfundon arratia për të shumëkërkuarin Astrit Avdylaj.
Polica dhe RENEA kanë pasur ditën e sotme një aksion në Shijak, aty ku mendohet se është vënë në pranga Avdylaj, i njohur ndryshe me nofkën “Niçja”.
Ai cilësohet se kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.