Refuzoi të ulë volumin e muzikës, kryekamarieri përplaset me policinë në Sarandë

Aktualitet

Refuzoi të ulë volumin e muzikës, kryekamarieri përplaset me

Policia e Sarandës ka regjistruar një natë më parë një përpasje mes efektivëve të tyre dhe një kryekamarieri në një local. Mësohet se policia ka shkuar në një lokal që ndodhet në rrugën Turizëm–Kanali i Çukës, duke i kërkuar që të ulë volumin e muzikës.

Për pasojë, kryekamarieri nuk ka pranuar, me arugumentin se është brenda orarit të lejuar. Policia bën me dije se kryekamarieri, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka shtyrë me duar një prej efektivëve. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe efektivët e tjerë dhe kanë marrë nga krahët për ta shoqëruar në komisariat.

ME TE LEXUARAT