Rama publikon video-kartolinën për shqiptarët në Amerkë: Afati i regjistrimit për të votuar skadon më 4 mars
Lajmifundit
/
5 Shkurt 2025, 09:24
Aktualitet
Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një video-kartolinë shqiptarët e Amerikës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama iu ka kujtuar shqiptarëve në SHBA që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
Kreu i qeverisë shkruan se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj skadon më datë 4 mars.
“MIRËMËNGJES ???? dhe me këtë videokartolinë për shqiptarët e Amerikës, të cilëve bashkë me përqafimet u përcjell edhe rikujtesën se afati i regjistrimit për të votuar më 11 maj, skadon në 4 mars, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë????”, shkruan kryeministri.