Rama përmend shifrat e FMN: Shqipëria sot ka ndër ekonomitë më rezistente në rajon

Aktualitet

Rama përmend shifrat e FMN: Shqipëria sot ka ndër ekonomitë
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Fier foli lidhur me përparimet që ka bërë vendi ynë.

Ai tha se nëse do të vazhdojmë të ecim përpara si tani, me uljen e borxheve dhe çeljen e negociatave mund të bëhemi një shtet që të marrë vlerësimin dhe të kalojë në 2B.

Teksa citoi shifrat e FMN, ai tha se vendi ynë sot ka ndër ekonomitë më rezistente në rajon.

“Shqipëria sot është gjithmonë e më atraktive dhe gjithmonë dhe më e respektuar sepse  pas pamjes së bukur kanë ndodhur shumë gjëra të rëndësishme. FMN theksoi se Shqipëria sot ka ndër ekonomitë më rezistente në rajon. Nuk është një gjë që e kanë të gjithë, sepse ju e dini mirë se sa gjëra kanë ndodhur në botë dhe i kanë prekur të gjitha ekonomitë Standard & Poor’s

bëri bëri një rritje në renditje të Shqipërisë. Nëse do të vazhdojmë të ecim përpara si tani, me uljen e borxheve dhe çeljen e negociatave mund të bëhemi një shtet që të marrë vlerësimin dhe të kalojë në 2B.”, tha Rama.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion