Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Çuna, ka ardhur koha për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët!

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: Çuna, ka ardhur koha për

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të shtesës së një lokali.

Kryeministri shkruan se është momenti që të respektohet hapësira e përbashkët me komunitetin.

“Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Respekte për çmontimi”, shkruan Rama.

Në të gjithë vendin, prej disa ditësh ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike që janë zaptuar nga struktura metalike dhe karrige të lokaleve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion