Rama dhe Balluku inspektojnë rrugën e Komanit, aksin 31 km që lidh dy hidrocentralet

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku inspektuan të shtunën punimet në rrugën e Komanit.
Balluku theksoi se ky segment 31 km i gjatë, i cili do të lidhë dy hidrocentralet, do të kontribuojë jo vetëm në zhvillimin e infrastrukturës, por edhe në nxitjen e turizmit në këtë zonë.
“Me rindërtim e kësaj rruge, që është rikonstruksion i thellësishëm, sepse do të kemi eliminim e disa kthesave, do të kemi shtrimin e të gjitha shtresave asfaltike. Do t’i ofrojmë edhe komunitetit një rrugë që do t’i ndihmojë me rritjen e gjithë pjesës së turizmit në këtë zonë”, tha Balluku.
Disa banorë të zonës mirëpritën kryeministrin, duke shprehur se ky investim është diçka që ata e kanë pritur për vite me radhë dhe tani, më në fund, po bëhet një realitet.
“Kjo rruga që kishit merak do bëhet, do i japë shumë sigurie dhe shumë hov turizmit. Gjithë kjo bukuri e madhe ju e dini më mirë sa e vështirë është për të kaluar. Po do bëhet si të gjitha ato që kemi bërë që janë mirë e bukur”, tha Rama.


