"Rama ciao, ciao, ciao"/ Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Aktualitet

"Rama ciao, ciao, ciao"/ Përfundojnë fjalimet te

Pas përfundimit të fjalimeve denoncuese përballë godinës së ekzekutivit, protestuesit e ditës së 92-të kanë lënë bulevardin kryesor dhe kanë nisur një marshim masiv në rrugët e Tiranës.

Turma e madhe e qytetarëve, e udhëhequr nga të rinjtë dhe aktivistët, po përshkon me thirrje e pankarta rrugët e kryeqytetit.

Përgjatë marshimit po dëgjohen korat e fuqishme të protestuesve si “Rama ciao, ciao, ciao!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shitet qeveria, nuk shitet Shqipëria!”.

Lëvizja e turmës ka sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa nga akset kryesore të Tiranës.

Përgjatë gjithë linjës së marshimit, efektivët e Policisë së Shtetit po monitorojnë lëvizjen e protestuesve për të garantuar rendin publik dhe mbarëvajtjen e tubimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion