Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia “blindon” Kuvendin (VIDEO)

Aktualitet

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie pranë Parlamentit, në kuadër të protestës së paralajmëruar në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Zona përreth godinës së Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa prani e shtuar e forcave të policisë është vënë re në perimetrin rreth institucionit.

Masat e sigurisë vijnë në një moment kur pritet grumbullimi i protestuesve.

Vendosja e barrierave metalike synon të kufizojë afrimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion