"Qytetarët të vendosin fatin e vendit"/ Berisha jep LAJMIN: Në protestën e të hënës edhe partitë aleate

Aktualitet

"Qytetarët të vendosin fatin e vendit"/ Berisha jep LAJMIN:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar ditën e sotme se në protestën e ditës së hënë, të pranishëm do të jenë dhe partitë aleate opozitare.

Berisha theksoi se është dakordësuar me forcat e tjera politike të opozitës për mobilizimin e të gjitha potencialeve në një betejë vendimtare. Gjithashtu, Berisha kërkoi angazhimin e qytetarëve, pasi sipas tyre, është radha që ta përcaktojnë vetë fati ne vendit.

“Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye. Është një sistem pengmarrje i paimagjinueshëm. Janë të marrë peng në zinxhir.

Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm nga qeveria, qeverinë për të përgatitur zgjedhjet e reja dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe Kushtetutës. PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor, kushtetutshmërinë e vendit në Shqipëri. Ndaj dhe iu është drejtuar qytetarëve me bindjen më të madhe se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltën e tyre fatin e vet, të familjeve dhe të mbarë vendit.”- tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion